Këto janë mesazhet që Vuçiq ia dërgon Kamberit pas çdo fjalimi të tij në Kuvendin e Serbisë

Lajme

Këto janë mesazhet që Vuçiq ia dërgon Kamberit pas çdo fjalimi të tij në Kuvendin e Serbisë

Më: 3 janar 2021 Në ora: 12:51
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar i Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, ka treguar se ka marrë kërcënime për shkak të fjalimeve të tij në Kuvendin e Serbisë.

Që nga dita e themelimit të Qeverisë së re në Serbi, deputeti shqiptar i Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka “dridhur” themelet e këtyre dy institucioneve.

Ishte fjalimi i tij i fuqishëm i 28 tetorit që tronditi politikanët serbë.

Por, për shkak të këtij fjalimi dhe fjalimeve të tjera në Kuvendin e Serbisë, Kamberi ka thënë se ka marrë kërcënime indirekte nga krerët e shtetit serb.

A keni pasur kërcënime direkte apo edhe indirekte nga kundërshtarët tuaj politik, por edhe nga udhëheqësit shtetëror serb?

Kamberi: Drejtpërdrejt jo, por nëse gjithmonë kur paraqiteni në parlament, pasojnë shkrimet e shtypit të verdhë serb që ju cilësojnë si “provokator”, “shkatërrues i shtetit” dhe shumë e shumë epitete tjera, apo kur presidenti i shtetit ju dërgon selam se për “fjalime të tilla në rajon do të burgosej autori”, mund të konsiderohet si një proces i vazhdueshëm i “kërcënimeve” që kanë për qëllim të ndikojnë në paraqitjet tuaja të ardhshme. Por, them se unë bëj punën time, le ta bëjnë ata të veten.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat