Ka vdekur 19 vjeçarja Nazlije Sherifi, e cila po vuante nga një sëmundje e rëndë.
Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i saj, Iliri, përmes rrjetit social Facebook.
“Allahu e deshti për vete ngase ishte ëngjëll nga dita që lindi. Allahu t'mëshiroft në xhehnet motra ime ???”, ka shkruar ai.

Për Nazlijen u organizua ndihmë e madhe, ku u mblodhën të gjitha paratë e nevojshme.
Madje, asaj i ofrou veshkën një djalë i ri, vetëm për të shpëtuar. Mirëpo, teksa priste rezultatet e transplantit, ajo nuk mbijetoi.
