Doli vullnetar për t’i dhuruar veshkën 19 vjeçares, flet Valmir Aliçkaj pas vdekjes së saj

Lajme

Doli vullnetar për t’i dhuruar veshkën 19 vjeçares, flet Valmir Aliçkaj pas vdekjes së saj

Më: 3 janar 2021 Në ora: 15:45
Nazlije Sherifi dhe Valmir Aliçkaj

Ka ndërruar jetë 19 vjeçarja, Nazlie Sherifi e cila ishte duke u trajtuar në QKUK.

Nazlie Sherifi kishte pak shpresë pasi i riu nga komuna e Deçanit, Valmir Aliçkaj pati deklaruar hapur se do t’i dhurojë veshkën asaj.

Pas njoftimin për vdekjen e Nalizes, Aliçkaj është shprehur shumë i dëshpëruar.

Kjo gjë u bë e ditur nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili njoftoi se ka biseduar me të riun, Aliçkaj.

Postimi i plotë:

Para pak minutash ndërroi jetë vajza që bashkëvendasi ynë Valmir Aliçikaj, i shtyer nga humaniteti për të shpëtuar një vajzë 19 vjeçare doli vullnetar t'ia dhuroi veshkën.

E takova dhe fola me Valin sot pas vdekjes së Nazlijes, ishte i dëshpëruar e tejet i mërzitur që nuk mundi t'ia shpëtonte jetën!

Ngushëllime familjes!

BR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat