Doganierët serb në Batrovc në autobusin nga Kosova zbuluan “bunker” që përdorej për kontrabandë me cigare

Lajme

Doganierët serb në Batrovc në autobusin nga Kosova zbuluan “bunker” që përdorej për kontrabandë me cigare

Nga: F.B Më: 4 janar 2021 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Brenda një “bunkeri” të ndërtuar enkas në autobus, doganierët dhe policia kanë zbuluar 2 mijë e 100 pako me rreth 42 mijë cigare të llojeve të ndryshme shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”.

Ky rats sipas policisë është zbuluar gjatë kontrollit në detaje të autobusit që po dilte nga Serbia, në autobusin me dy kate të regjistruar me targa të Kosovës që ishte nisur nga Prizreni për në Zvicer dhe ku udhëtonin 70 udhëtarë.

Të pranishëm në autobus në atë moment ishin 4 shoferë që kanë deklaruar se përveç bagazhit personal nuk kanë asgjë për të deklaruar. Pas zbritjes së udhëtarëve dhe bagazhit të tyre , në kontrollin në autobus, ku ndodhej bagazhi u vërejt në “murin” e brendshëm një rregullim që rezultoi me gjetjen e “bunkerit” të duhanit.

Me atë rast u kontrollua kjo pjesë e ndërtuar dhe pas matjes u konstatuar se nuk përputhet me thellësinë e mureve sipas standardeve.

Kur u hap “muri” i gjetur rezultoi se pas saj fshihej një “bunker” i ndërtuar special për pako të cigareve, që ishte përplot me lloje të ndryshme të tyre.

Në brendësi të këtij “bunkeri” ishin palcar 2 mijë e 100 pako me cigare të llojeve të ndryshme njofton policia. Pas shikimit tl komplet rastit me skanim në detaje, cigaret u konfiskuan sikurse edhe autobusi dhe u ndalua një shteta i Serbisë nga Trnoci i madh që u paraqit se ishte pronar i këtij duhani.

Rasti është në procedurën e mëtejme të policisë dhe prokurorisë dhe nuk jepen detaje tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat