I është dhënë lamtumira e fundit 19 vjeçares, Nazlije Sherifi nga Mitrovica, e cila vuante nga një sëmundje e veshkëve.
19 vjeçarja ka ndërruar jetë dje ndërsa është varrosur sot në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.
Vajza 19-vjeçare vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa transplantimin e veshkës priste ta bënte brenda pak ditësh.
Valmir Aliçikaj e ka përjetuar shumë rëndë vdekjen e 19-vjeçares Nazlije Sherifi nga Mitrovica, të cilës priste të ja dhuronte veshkën brenda pak ditësh. Deçanasi tha dje se kur e kuptoi lajmin për ndarjen e saj nga jeta i është dukur sikur ta humbiste ndonjë anëtar të familjes së tij.