Mërgimtarët që erdhën në vendlindje për të festuar festat e fundvitit tashmë janë duke u kthyer në vendet evropiane ku jetojnë dhe veprojnë.
Njëri nga mërgimtarët e shumtë që ishte duke u kthyer mbrëmë për KlanKosova.tv ka bërë të ditur se kanë pritur mbi katër orë për të kaluar kufirin Kroaci-Slloveni.
Në pamjet që ka dërguar ky mërgimtar shihet një numër i madh i makinave që kanë krijuar kolona të gjata.