Nisma Socialdemokrate, dega në Podujevë, thotë se është mobiziluar fuqishëm në Podujevë.
Aty kanë qëndruar edhe ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe zv.ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Bekim Brestovci.
Kryetari i Degës së Nismës, Xhemajl Hasani, ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta për zgjedhjet që priten të mbahen.
Shkrimi i plotë nga Xhemajl Hasani:
Nisma mobilizohet fuqishëm në Llap.
Sot , Dega e Nismas në Podujevë mbajti një takim me strukturat e saj ku te pranishem ishin edhe ministri , Skender Reçica dhe zv.ministri Bekim Brestovci.
Në takim u diskutua mbi koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta për zgjedhjet që priten të mbahen.