Propozimi i qeverisë së Kosovës me të cilin do të mundësohet pjesëmarrja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionet paqeruajtëse përbën hap politik me të cilin potencohet kundërshtimi i kushtetutës dhe rezolutës 1244 dhe është në kundërshtim me mandatit e FSK të 2018 ka thënë për “Kosovo-online” Nemanja Staroviç, transmeton “Bota Sot”.
"Mbetet e paqartë nëse një vendim i tillë do të ketë implikim praktik në kuptimin e pjesëmarrjes së njësive të FSK në misione paqeruajtëse nën ombrellën e BE dhe NATO-së, duke marr parasysh se pesë vende anëtare të BE-së, prej të cilave 4 anëtare të NATO-së nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës të shpallur njëanshëm”, shprehet ai.
Gjasë më të madhe ka mundësia që pjesëtarë të FSK-së në numër simbolik të i bashkohen njësive të vendeve të caktuara që përbëjnë sponsorët më të rëndësishëm politik të Prishtinës në arenën ndërkombëtare”, tha Staroviç.
Staroviç ka nënvizuar se propozimi i pushtetit në Prishtinë duhet të shikohet edhe si provokim politik i orientuar ndaj Beogradit zyrtar.
“Por ky propozim mundet të shikohet edhe si pjesë e fushatës zgjedhore që në hapësirën e Kosovës veç ka shpërthyer, për shkka se ky propozim padyshim do të marr praktikisht mbështetje të gjithë partive në Parlament”, tha Staroviç.