Rreth orës 02.30 një bombolë e gazit, dyshohet se ka shpërthyer në restorantin 'Steak House' e cila gjindet në qendrën tregtare “The village” në Ferizaj.
Pos dëmeve të shumta meteriale të lokalit edhe automjeteve aty pari, ka edhe mbi 30 persona të lënduar. 7 jane në gjendje të rëndë.
Major Qazim Reka, nga Policia e Ferizajt, se bëhet fjalë për shpërthimin e bombolës së gasit, në restorantin Steak House, në qendrën tregtare “The village”, sipas tij pos dëmeve materiale ka edhe disa persona të lënduar.
Nga ana tjetër kryeprokurori i Prokurisë Themelore të Ferizajt Shukri Jashari, tha se si shkak i shpërthimit numri i të lënduarve ka kaluar 30si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një restorant në Ferizaj.
Dy nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për shërim në QKUK në Prishtinë, këto informacione i ka konfirmuar kryeprokurori i Shukri Jashari.
E si duket vendi ku ka ndodhur shpërthimi, shihni këto foto nga vendi i ngjarjes.


