Në Kosovë edhe më tutje Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 nuk po gjen zbatim.
Banorët e Kosovës edhe më tutje vazhdojnë të mos e respektojnë Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka shqiptuar 838 gjoba ndaj personave të ndryshëm të cilët kanë shkelur këtë ligj.
Theksojmë se Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës ka hyrë në fuqi në muajin gusht të vitit të kaluar.