Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviç, që po do të qëndrojë sot edhe nesër në Kosovë i ka uruar mëngjesin dhe ditën e Krishtlindjeve, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.
Petkoviç përmes një publikimi në rrjetin social, ka uruar serbët dhe ata që festojnë Krishtlindjet ortodokse, duke ilustruar publikimin me foton me pemën e prerë nga ai.
“Me fat mëngjesi dhe dita e Krishtlindjes Kosovë. Para lindjes së diellit , herët në mëngjes kam prerë pemën e Krishtlindjes me dëshirën dhe lutjen që festa e lindjes së Krishtit të na sjell paqe edhe begati”, ka shkruar ai.
Si dihet në festën ortodokse të Krishtlindjes, është traditë prerja e pemës së Krishtlindjes, ceremoni kjo që bëhet herët në mëngjes edhe këtë e bën secili kryefamiljar.
Petkoviç po qëndron në Kosovë në pritje të Krishtlindjes.