Çka shkruante Vikiliks në vitin 2008 sipas gazetares Liljana Smajloviç: Stevanoviç kishte marrëveshje me amerikanët për pranimin e Kosovës

Lajme

Çka shkruante Vikiliks në vitin 2008 sipas gazetares Liljana Smajloviç: Stevanoviç kishte marrëveshje me amerikanët për pranimin e Kosovës

Nga: F.B Më: 6 janar 2021 Në ora: 14:08
Liljana Smajloviç

Gazetarja Liljana Smajloviç si mysafir në emisionin e televizionit K1 ka përkujtuar në dërgesat e Vikilik prej të cilave mësohet se nënkryetari i partisë së Gjillasit “Liri dhe drejtësi” , Borko Stevanoviç në vitin 2008 kishte marrëveshje me amerikanët kur dhe si të pranohej Kosova, shkruan “Informer” transmeton “Bota Sot”.

“Kemi mësuar se Borko Stevanoviç ka shkuar në ambasadën amerikane që të lutet, dhe iu ka thënë që lirisht të pranojnë Kosovën, por jo para rrethit të dytë të zgjedhjeve, mos të prishni shanset e Tadiçit që të zgjidhet president, pastaj në fund amerikanët pritën jo vetëm rrethin e dytë të zgjedhjeve në 2008, por edhe inaugurimin dhe vetëm dy ditë pastaj e njohën Kosovën” ka deklaruar Liljana Smajloviç.

Ajo ka zbuluar se vetëm nga Vikiliks ka mësuar sa ishte e hidhëruar kancelaria Angle Merkel në Tadiçin për shkak të paraqitjes së kandidaturës për anëtarësim në BE, seSerbia nuk mund të bëhet kandidat para Kroacisë.

“Është ditur fare mirë se Serbia mundet pas Kroacisë, një kohë nuk do ta pranojmë askënd” ka thënë Merkel.

Në fund ka sqaruar se nga Vikiliks është mësuar se edhe Shutanovac në vitin 2007 e kishte për detyrë të përgatis forcat e armatosura për hyrje në NATO.

Smajloviç ka nënvizuar se për këtë nuk flitet hapur dhe se kjo është mundësi që të mësohen informacione të caktuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat