Pa maska e pa distancë, Haradinaj e zyrtarë të AAK-së bëjnë fushatë në Drenas

Lajme

Pa maska e pa distancë, Haradinaj e zyrtarë të AAK-së bëjnë fushatë në Drenas

Më: 6 janar 2021 Në ora: 20:34
Haradinaj dhe as zyrtarët e tjerë të AAK-së nuk kanë respektuar asnjërën prej masave të Qeverisë së Kosovës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sonte është takuar me banorët e Zabelit të Epërm në Drenas.

Aty Haradinaj, i shoqëruar edhe nga zyrtarët të tjerë të AAK-së, si Pal Lekaj e Haxhi Shala, është parë pa maskë e duke mos respektuar distancën sociale, madje Haradinaj u ka folur banorëve edhe dorë për dore, gjë që nuk rekomandohet për shkak të përhapjes së Covid-19.

Haradinaj dhe as zyrtarët e tjerë të AAK-së nuk kanë respektuar asnjërën prej masave të Qeverisë së Kosovës të vendosura kundër përhapjes së Covid-19, edhe pse kjo parti është pjesë e koalicionit qeverisës.

Madje sipas masave të Qeverisë, grumbullimi i më shumë se katër personave është i ndaluar.

Kujtojmë se masat e Qeverisë nuk janë duke u respektuar as nga disa parti të tjera, të cilat tashme veç se e kanë nisur fushatën parazgjedhore.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat