Djali i ish-presidentit Thaçi, Endriti ka postuar një imazh të vitit 2018 me të cilin ka kujtuar Kadri Veselin.
Endriti ka postuar fotografinë në profilin e tij zyrtar Instagram.
Ai në Instagram ka publikuar një fotografi të ish-kryeparlamentarit dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Kjo foto ishte kur Veseli kishte vizituar mjetet ushtarake të cilat Kosova i mori dhuratë nga shteti amerikan në ditën e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/07/auto_71610004872.jpg)