Policia jep detaje të reja për burrin që i ra shuplakë gruas duke dalë nga QKUK-ja

Lajme

Policia jep detaje të reja për burrin që i ra shuplakë gruas duke dalë nga QKUK-ja

Më: 7 janar 2021 Në ora: 09:12
Rasti në QKUK

Mbrëmjen e së martës, një burrë është parë duke i rënë shuplakë në kokë gruas së tij, derisa të dy dilnin nga QKUK’ja. Policia ka dhënë detaje për këtë rast.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se në lidhur me rastin, është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, palët të lirohen në procedurë të rregullt.

“Bazuar në video incizime, vërehet i dyshuari mashkull kosovar duke dalur nga emergjenca e QKUK-së ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovar. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që  pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt”, ka njuoftuar Policia.

Ndërkohë, është bërë e ditur se rasti po vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat