Gazetari Baton Haxhiu ka theksuar se VV dhe Vjosa Osmani nuk kanë asnjë të drejtë morale që pas zgjedhjeve t’i kërkojnë LDK-së koalicion.
Ai tha se të gjitha partitë, përfshirë PDK-në, LDK-në dhe të gjitha partitë duhet t’ia japin votat VV-së.
Haxhiu ka theksuar se Vetëvendosjes duhet dhuruar këto vota, që siç ka thënë ai për ta parë “fuqinë e pafuqisë së VV-së”.
Ai ka kritikuar Vjosa Osmanin, duke theksuar se ajo është rritur politiksht duke akuzuar Hashim Thaçin e Kadri Veselin.