Edhe policia e ushtria serbe ia kishin frikën Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan gazeta “Bota sot”.
Përballja me UÇK-në, për ta ishte një ankth, pasi që vriteshin si “qentë” nga ushtarët tanë.
Në një video që është publikuar në Youtube, e që po shpërndahet në rrjete sociale, shihen forcat serbe duke bartur një polic serb të vrarë.
Kjo dëshmon se Serbia në luftën e Kosovës, nuk doli ashtu siç thonë, pasi që në çdo sulm të UÇK-së, vriteshin serbët.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës u kishte bërë humbje të mëdha si materiale ashtu edhe në njerëz.
Në këtë video të publikuar shihet një polic serb i MUP-it largohet nga xhipi i tij pasi u vra nga snajperët e UÇK-së, në rrugën kryesore Prishtinë-Pejë, në vendin e quajtur Komoran, shkruan gazeta “Bota sot”.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, shumë shpesh ka pasur aksione të tilla të organizuar dhe finalizuar mirë ku për pasoj ka pasur edhe polic të Serbisë të vrarë.