Abati i manastirit të Deçanit, Sava Janjiç ka reaguar ashpër në deklaratën e kreut të Akademisë Serbe Kostiç “ Se Kosova nuk është e jona” duke e quajtur të papërgjegjshme dhe të dëmshme për shtetin edhe shoqërinë, transmeton “Bota sot”.
Ai në rrjetin social Facebook shkroi se “ajo nuk është e drejtuar kundër një apo dy peshkopëve por kundër gjithë Kishës (SPC) që rreth çështjes së Kosovës është unike me shumicën e popullit tonë dhe ajo është fyerje e imazhit të Akademisë Serbe të Arteve e Shkencave (SANU) dhe shumë njerëzve të ndershëm”.
“Qëndrimi i SPC për Kosovën nuk rrjedh nga politika e lirë, por është qëndrim i pranisë shumë-shekullore të popullit tonë dhe objekteve të shenjta, historisë sonë shpirtërore dhe identitetit kulturor ku duhet të mbështet edhe SANU.
Deklaratat disfatiste të profesorit Kostiç për atë shkak janë të dëmshme të pabazuara dhe lëndojnë posaçërisht serbët e Kosovës. Më së miri do të ishte kur të kuptonte këtë dhe nëse nuk mundet apo nuk do të ndihmojë, së fundi më mirë do ishte që të ndalojë të na dëmtojë, tha Janjiç.
Ai nënizoi se për fat të keq, ky qëndrim jo rrallë po mbështetet nga ata që „objektet e shenjta dhe Kosova nuk kanë quar peshë, ata që librezën e partisë komuniste e kanë ndërruar me evropitetit e vogël qytetar dhe ndarjen e popullit serb, që pikërisht SPC e lidh, pa marrë parasysh kufijtë e imponuar.