Cramon: Asociacioni është çështje e komplikuar – marrëveshja e Uashingtonit ishte në pikëpyetje që nga fillimi

Lajme

Cramon: Asociacioni është çështje e komplikuar – marrëveshja e Uashingtonit ishte në pikëpyetje që nga fillimi

Nga: F. B. Më: 11 janar 2021 Në ora: 18:33
Cramon

Pas deklaratës së ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës Vjosa Osmani se “duhet të shqyrtohen pjesë të marrëveshjes së Brukselit si dhe marrëveshjes së Uashingtonit”, raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën Viola von Cramon ka deklaruar se “e ashtuquajtura marrëveshje e Uashingtoni ishte në pikëpyetje që nga momenti i nënshkrimit”, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota sot”.

"Qëllimi saj nuk ishte sjellja e stabilitetit në Ballkan, ajo kryesisht ishte hap PR i Grenellit. Disa pika të marrëveshjes mund të jenë të vlefshme dhe të rëndësishme, por nuk kanë efekt juridik. Bashkësia e komunave serbe është çështje e komplikuar  dhe duhet punuar në te, por  jo  në deklarata të ngutura  që nuk janë parë gjatë procesit” tha Kramon.

Ajo ka nënvizuar se “marrëveshja e Uashingtonit po ashtu duhet të shqyrtohet në disa pika që janë problematike, posaçërisht pranimi i Jerusalemit ti kryeqytet i Izraelit”.

“Bashkësia Evropiane është e përkushtuar në vendimin e bashkësisë ndërkombëtare që kryeqyteti i Izraelit është Tel-Aviv. Serbia si vend kandidat i BE dhe Kosova si kandidat potencial janë obliguar që politikën e tyre të jashtme të harmonizohet me politikën jashtme të BE-së nisur nga kjo nuk duhet të kenë ambasadat e tyre në Jerusalem që do thyente të drejtën ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat