Zbulohet një sekret i madh: Kështu po investon Aleksandar Vuçiq në kishat serbe që ndodhen në Kosovë

Lajme

Zbulohet një sekret i madh: Kështu po investon Aleksandar Vuçiq në kishat serbe që ndodhen në Kosovë

Më: 12 janar 2021 Në ora: 10:18
Aleksandar Vuçiq

Për vite me radhë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dërguar para për të investuar në Kosovë.

Këtë nuk e ka ditur askush. Sipas mediave serbe ai ka çuar para për renovimin e kishave serbe në Kosovë.

Sipas informacionit, përveç rinovimit të faltoreve, Vuçiç dërgoi para edhe për vëllazëritë e disa manastireve.

Se Vuciq con para në Kosovë, e pranon edhe At Ljubomir Rankovi?. “Jam jashtëzakonisht i lumtur për shkak të mënyrës se si udhëheqja e shtetit e trajton Kishën Ortodokse Serbe dhe se ai u prek nga dija që presidenti personalisht jep donacione për faltoret që janë të rrezikuara në Kosovë”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat