Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo do të qëndrojë me 13 dhe 14 janar në selinë e BE-së në Bruksel kanë njoftuar zyra e Departamentit të Shhtetit dhe mediet në Uashington, shkruan “B92” transmeton “Bota sot”.
Ai pritet që të takohet me kreun e Aleancës veri-atlantike të NATO-së Jens Stoltenberg dhe zyrtarë të lartë të Belgjikës.
Pritet që Pompeo në selinë e NATO-së në Bruksel të takohet me sekretarin gjeneral tl Aleancës veri-atlantike Jens Stoltenberg, ndërkohë që është planifikuar edhe biseda bilaterale me ministren e jashtme belge Sofia Wilmes.
Qëllimi i vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit është konfirmimi i rëndësisë së raporteve trans-atlantike , rolit të fuqishëm të NATO-së në ruajtjen e sigurisë në të dy anët e Atlantikut si dhe forcimin e lidhjeve bilaterale mes Belgjikës dhe ShBA-ve thuhet në kumtesën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit lidhur me këtë vizitë.