BE në tërësi kupton se sa më shumë sfida që i vendos para Serbisë, gjasat më të mëdha janë që Serbia edhe më fortë të shtyhet në duart kineze e ruse ka vlerësuar për “Radio Evropa e Lirë” profesori dhe eksperti për çështje të Ballkanit James Ker-Lindsay, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.
Serbia nuk po i bashkohet rezolutave të OKB dhe BE për dënimin e Rusisë dhe Kinës dhe vendeve tjera autokrate për shkak të represionit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut sepse llogarit në mbështetjen e këtyre vendeve në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe kështu duket se do të jetë deri në zgjidhjen e problemit të Kosovës, mendon ai.
Nëse BE do detyronte Beogradin të marr vendim, ajo do ta dinte se Serbia nuk do të ketë më kundërshtimin e Rusisë dhe Kinës – për Kosovën. Kështu që prapë kthehemi në problemin burimor ka thënë James Ker-Lindsay në pyetjen për kërkesën ndaj Serbisë për harmonizimin e politikës së saj të jashtme me politikën e BE-së.
James Ker-Lindsay ka deklaruar se mendon se ka mirëkuptim të përgjithshëm pse është kaq e rëndësishme zgjidhja e plotë e çështjes së Kosovës, në mënyrë që ndërpritet mbështetja e pafund e Serbisë në Moskën dhe në një masë në Pekinin.
Po të kishte rrethana tjera, mos të ishte çështja e Kosovës dhe të bënte këtë që po bënë Serbia, atëherë mendoj se BE do të ishte shumë më direkt ndaj Serbisë dhe do porosiste – “dëgjoni nëse doni bashkëngjitje në BE , atëherë duhet të harmonizoni politikën tuaj të jashtme me atë të BE-së” përfundoi James Ker-Lindsay.