Ish ministri i LDK-së, Astrit Haraqija ka publikuar dy fotografi të selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, para dhe pas luftës.
Përmes një postimi në Facebook Haraqija ka paraqitur pamjen e selisë së LDK-së e cila ishte djegur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Këtë postim Haraqija e ka bërë një muaj para se vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me datë 14 shkurt, derisa tashmë ka filluar edhe aplikimi i diasporës për t’u përfshirë në procesin zgjedhor që rrodhi si pasojë e rrëzimit të Avdullah Hotit nga pushteti pas Aktgjykimit të Kushtetueses për votën e Etem Arifit.
