Ganimete Musliu ironizon me Vjosa Osmanin, e quan “Mimoza llastica”

Lajme

Ganimete Musliu ironizon me Vjosa Osmanin, e quan “Mimoza llastica”

Më: 15 janar 2021 Në ora: 08:37
Vjosa Osmani

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka ironizuar me paraqitjen e djeshme të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ku u bë e ditur se kjo e fundit me anë të marrëveshjes synon të bëhet presidente e Kosovës.

Musliu në Facebook e ka publikuar një skenë të shkurtër të filmit të vjetër shqiptar “Mimoza llastica”.

Sipas saj, Vjosa Osmani është si Mimoza Llastica, e këtë e ka arsyetuar se përmes Vetëvendosjes dëshiron të bëhet presidente.

“Mimoza Llastica për mes vv dëshiron te behet Plesidente. ”, ka shkruar Musliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat