Vëllai i liderit të vrarë serb Oliver Ivanoviç, Miroslav Ivanoviç ka thënë se pak ditë para atentatit ndaj Oliverit është emituar video promovuese televizive kundër tij i përgatitur nga Lista Serbe, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.
Pas videos negativ që u emitua para zgjedhjeve në Kosovë në 2017 “nuk bëhet fjalë me emër e mbiemër por me grup interesi. “Unë do doja publikisht të kumtohet kush e përgatiti videon, unë e di po dua vetë ta thënë...Lista Serbe. Ata e kanë bërë, nuk guxoj të jem kategorik, por do them një detaj dhe nëse jam gabim më përmirësoni” u shpreh ai,
Në shfaqjen e videos në fillim “nën këndin 45 shkallë ishte shkruar LS, më pas u zhduk nga rrjetet sociale për arsye të njohura”, por ishte e qartë se “ ishte vizatim i cakut për Oliverin”.
“Organet përgjegjëse duhet të bëjnë shumë më tepër në mbledhjen e fakteve për të zbardhur rastin , këtë duhet të bëjë prokuroria” , duke shtuar se nuk di pse mbahet sekret emri i prokurorit.
Ivanoviç përmendi kamerat e shumta që mund të xhirojnë këmbësortë dhe se vrasja ka ndodhur mes dy rrugëve dhe në prani të dëshmitarëve.
Kohë pas kohe tha ai dalin informata rreth vrasjes, por pastaj ka tjera që nuk përmendet dhe koha punon për ata që kryen vrasjen” tha Miroslav Ivanoviç.
Gazetari Milan Radonjiç vlerësoi se hetimi rreth këtij rasti “nuk është bërë si duhet që nga fillimi” dhe kanë munguar masat që ndërmerren në raste të tilla për hetime të gjitha hyrje daljeve dhe automjeteve.
“Kaluan shumë muaj deri në ngritjen e aktakuzës, pse nuk publikohen rezultatet e obduksionit që janë parametra themelor të hetimit që përbën skandal” mendon ai.
Ai kujto intervistën me Oliverin dy muaj para vrasjes ku thotë se “kundërshtari i tij nuk është Qeveria e Serbisë por strukturat kriminale” dhe e ka lutur që të përmend emrin e biznismenit në veri Milan Radoiçiç.
Ai (Radoiçiç) ishte në qendër të opinionit pas shpalljes së fletarrestimit dhe deklaratës së Ramush Haradinajt se kjo u bë për shkak “të implikimit në rastin Ivanoviç”.
“jetojmë në kohën ku nuk guxohet përmendja e disa emrave sikur në kohën e Arkanit, Tahs kemi situatën e njëjtë që njeriu që nuk ka karrierë politike drejton një parti” tha Radonjiç.
Gazetarja e rrjetit të hetimit të krimit edhe korrupsionit (KRIK) Bojana Pavloviç tha se hetimi në rastin e Ivanoviç ende ndodhet në fazën para-hetimore si edhe shume procese tjera.
“I vetmi informacion është se Radoiçiç është intervistuar nga organet në Serbi dhe këtë fakt e ka bërë të njohur Vuçiq duke konstatuar se ai “sigurisht nuk ka marr pjesë në likuidimin e Ivanoviçit”.
Ajo tha se KRIK ka informacione se Radoiçiq qysh në vitin 2011 vihet në lidhje me vepra të ndryshme penale dhe tregti me narkotikë dhe akuzat në ndërkohë “ janë zhduk nga shqyrtimi”.