Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq.
Abazoviq ka kërkuar që gjykatat të lihen të vendosin vetë dhe se ata janë të vendosur t’u japin fund abuzimeve.
“Lejoni që gjykata të vendos se si ata fituan në zgjedhje. Është e qartë për qytetarët.
Qeveria është e vendosur t’i japë fund të gjitha abuzimeve”, shkroi Abazoviq në Twitter.