Ndonëse para Gjykatës Themelore në Prishtinë në njësinë e posaçme të kësaj gjykate për krime të rënda ishte caktuar fjala përfundimtare në rastin e Zoran Gjokiç nga Peja të dyshuar për krime kundër luftës kundër popullatës civile duhej të bëhej me 15 janar, prokurorja speciale Habibe Salihu ka paraqitur akuzën e re të zgjeruar, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.
Sipas avokatit të mbrojtës të Gjokiçit, Lubomir Pantoviç, prokurorja vetëm 5 ditë para fjalës përfundimtare “ ka pranuar interpretimin e avokatit mbrojtës të dëmtuarve në këtë rast” dhe ka sjell akuzën e re të zgjeruar.
“Në kuadër të akuzës së re të zgjeruar përmenden edhe tri raste të reja me të cilat ndërlidhet Gjokiç, ndërsa akuza është bazuar në dëshmitar jo kredibil. Edhe pse prokuroria gjatë procedurës ka mundësi të ndryshojë formalisht akuzën, nëse ka fakte e dëshmi të reja, çështja është se pse kjo u bë vetëm 5 ditë para fjalës përfundimtare duke u thirr në dëshmitar jo të besuar” tha Pantoviç.
Avokati Pantoviç ka sqaruar se Prokuroria speciale e Kosovës e ngarkon Gjokiçin me kinse krimet e kryera në lagjen “kristal” prej nga me grupin e pa-identifikuar kriminal serb “ dëboi shqiptarët nga shtëpitë e veta të cilët pastaj i kanë zhdukur pa gjurmë”.
Përndryshe Gjokiç si person i zhvendosur nga 2015 ka jetuar në Mitrovicë , ku ka punuar, në ndërkohë në kohën e arrestimit duke shkuar në Pejë në qytetin e lindjes, arrestua në Merdar në autobusin që vinte nga Serbia qendrore.
Nga atëherë Gjokiç gjendet në burgun e rrezikut të lartë në Grdovc të Podujevës, ndërsa fjala e fundit sipas gjykatës do të bëhet me 4 shkurt.