Një shtëpi e vogël dhe komode, që të ofron shumë dashuri. Dhe kjo dashuri vjen nga zonja e shtëpisë, e cila çdo ditë e nis me punët që për të janë bërë të zakonshme.
Zejnie Bajrami nga fshati Koznice, komuna e Novobërdës, tash e dy vjet jeton e vetme, që pas vdekjes së bashkëshortit.
Ani pse ka fëmijët afër, ajo ka zgjedhur që të jetoj në shtëpinë ku ka shumë kujtime.
70-vjeçjarja kujton pushimin e fundit që kishte me bashkëshortin e saj në Velipojë, aty ku ai vdiq.