Ish-sekretari i OSBE-së dhe ish -shef i UNMIK-ut në Kosovë, Ambasadori Lamberto Zannier, tha se roli i bashkësisë ndërkombëtare – BE-së ose administratës së re të Bidenit në Shtetet e Bashkuara – mund të ofrojë lehtësim, inkurajim dhe këshilla, por që vendimet përfundimtare i marrin palët në negociata.
Zannier këtë e tha në një intervistë për portalin serb “Kosovo Online”, duke iu përgjigjur pyetjes se cili është fati i dialogut Kosovë-Serbi dhe nëse mund të arrihet një marrëveshje gjatë administratës së Joe Biden.
Kujtojmë se, Biden një ditë më parë është betuar si Presindent i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.