I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot ka qëndruar në Paris të Francës ku ka pasur një takim.
Përmes një postimi, Lajçak u shpreh se në këtë takim ka folur në lidhje për dialogun Kosovë-Serbi.
“Mënyrë e mrekullueshme për të filluar javën time në Paris. Ishte një mundësi e mirë që të tregojmë pikëpamjet tona në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë dhe vitin e ardhshëm.
Unë jam shumë i lumtur që kam mbështetjen e fuqishme të bashkëbiseduesve francezë”, u shprehet ai.