​Lajçak në Paris diskuton për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

​Lajçak në Paris diskuton për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 25 janar 2021 Në ora: 19:17
Foto nga takimi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur sot rreth bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ai në një postim në Twitter ka bërë të ditur se sot ka qëndruar në Paris, ku ka pasur një takim ku është diskutuar për procesin e dialogut.

“Mënyrë e mrekullueshme për të nisur javën time në Paris. Ishte një mundësi e mirë që të tregojmë pikëpamjet tona për dialogun Beograd-Prishtinë dhe vitin që kemi përpara. Jam shumë i lumtur për mbështetjen e fuqishme nga bashkëbiseduesit e mi francezë”, shkruan diplomati sllovak, duke mos dhënë më shumë detaje nga takimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat