Dje është bërë bujë e madhe një fotografi e një faqe të mediumit prestigjioz gjerman, FAZ, ku thuhet se Albin Kurti kishte thënë në vitin 1999 se kush është me Rugovën dhe SHBA-të, është kundër Kosovës.
Këtë manipulim me titull e kanë shpërndarë disa faqe, përkrahëse të LDK-së, e pastaj edhe anëtarë të saj.
Fillimisht Korrespodenti i të përditshmes gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka thënë se ky artikull nuk është publikuar asnjëherë në gazetën gjermane, duke e cilësuar si lajm të rremë.
E sot gjatë ditës, një përgjigje nga faqja zyrtare e FAZ në Facebook, kanë thënë se as fotoja dhe as artikulli nuk u shfaqën në gazetën e tyre.
Ata thonë se ky është një fotomontazh.
“Përshëndetje, faleminderit për mesazhin tuaj dhe sugjerimin. Padyshim që kjo është e rreme. As fotoja dhe as artikulli nuk u shfaqën në FAZ. Seksioni i faqes së parë të FAZ që përmendet është një fotomontazh. Ne do ta sqarojmë̈ rastin nga brenda. Përshëndetjet më të mira nga redaksia”, kanë thënë ata në përgjigje.

