15-vjeçarja, Gentijana Mustafa nga Prizreni është zhdukur që 4 ditë.
Fotografia e saj është shpërndarë nëpër rrjete sociale, ku po kërkohet ndihmë për gjetjen e saj.
Gentijana kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më.
Ësht zhdukur vajza Gentijana Mustafa nga Prizreni në moshen 15 vjeç me daten 22.01.2021 ështe zhdukur dhe nuk kemi pasur...
Posted by Fshatii Sferk on Tuesday, January 26, 2021
“Është zhdukur vajza Gentijana Mustafa nga Prizreni në moshën 15 vjeç, me datën 22.01.2021 është zhdukur. Dhe nuk kemi pasur as një lajm. Vajza është përgatit për në shkollë rreth orës 07:00 të mëngjesit dhe pastaj nuk është kthyer në shtëpi. Të gjithë ata të cilët kanë njohuri që në cilin vend gjendet, ju lutem më informoni në numrin e babit të saj 044316673 ose në numrin 044191743”, thuhet në një postim.