Vuçiq për “Shqipërinë e Madhe”: Serbia nuk ka të drejtë në deklarata të papërgjegjshme

Lajme

Vuçiq për “Shqipërinë e Madhe”: Serbia nuk ka të drejtë në deklarata të papërgjegjshme

Më: 27 janar 2021 Në ora: 09:47
Aleksandar Vuçiq

Presidenti sserb, Aleksandar Vuçiq deklaroi se ishte i bindur që vazhdimi i dialogut do të ndodhë një ditë, përkundër siç i quajti ai “deklaratave të ndryshme të papërgjegjshme” për Shqipërinë e Madhe që vijnë nga politikanët shqiptarë”.

“Në rajon, ne jemi ata që duhet të kujdesemi më së shumti. Ata të gjithë kanë të drejtë në deklarata të papërgjegjshme, të gjithë kanë të drejtë në sjellje të papërgjegjshme dhe le ta bëjnë atë në Sarajevë, Prishtinë dhe diku tjetër, ne nuk kemi të drejtë”, tha ai për RTS.

Ai thekson se Serbia duhet të ruajë paqen dhe se ajo do të përgjigjet në një mënyrë të zgjuar – me përparimin e mëtejshëm të ekonomisë, mbrojtjen e popullit tonë dhe mbështetjen për popullin tonë në Kosovë dhe Republika Sërpska, por gjithashtu bashkëpunim me shqiptarët dhe boshnjakët.

“Le të thonë çfarë të duan, mos kini asnjë frikë, sepse Serbia është shumë më e fortë sot se dikur, në mënyrë që të mund të ulim tensionet dhe të shohim se vendi ynë po përparon”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat