Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Isa Kastrati” në Matiqan të Prishtinës, ku një i ri është qëlluar me armë.
Por, burime të sigurta kanë konfirmuar se viktima është Albert Krasniqi, ndërkohë që i arrestuari me iniciale Skender Krasniqi, babai i viktimës.
Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia, të cilët thonë se një person u gjet pa shenja jete në rrugën “Ndue Përlleshi” dhe një person u arrestua.
Ndryshe, Albert Krasniqi ka qenë i njohur për publikun edhe për martesën që kishte me ish-missin Besa Gashi.