Albert Krasniqi, një personazh i njohur i showbizit në Kosovë, u vra sonte në mbrëmje nga babai i tij, një biznesmen i njohur në Prishtinë, në banesën e tyre.
Menjëherë pas aktit, autori i vrasjes së të birit ka lajmëruar Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe u ka thënë atyre: “ejani se e vrava djalin”.
Por viktima, Albert Krasniqi, raportohet se në të kaluarën e tij ka qenë i përfshirë në vepra të ndryshme penale.
Ai ka bërë edhe burg për ngjarjen ku plagosi reperin e njohur nga Shqipëria, Noizy.
Në atë kohë nga burgu i Lipjanit, përmes rrjetit social të babait të tij, Skënderit, Albert Krasniqi bërë një postim në Facebook që mban datën 18 shtator të vitit 2016.