Ditë më parë iu vra djali 15 vjeçar derisa po kthehej nga shkolla. Shpejtim Buduri, babai i Lirim Budurit, nxënësit të vrarë në Prizren ka reaguar pas vdekjes së sotme të Albert Krasniqit.
Buduri tha se si duket lufta është kthyer prapë në Kosovë, teksa nuk kupton se çfarë po ndodhë.
Buduri u shpreh shumë i prekur nga vdekja e mikut të tij, Albert Krasniqit, teksa deri u lut që Zoti të ruaj këtë popull.
Postimi i tij:
Të Allahut jemi dhe te ai do të kthehemi
Allahu në xhenet shoku im Albert krasniqi
Vërtet viti 2021 shumë vit i tronditur
Më duket se na u kthy lufta përsëri në Kosovë
O popull çka po na ndodh kështu o Allah
Na ndalo këto vrasje, o Allah na udhëzo në rrugë të drejt e na largo nga këto vrasje!!!
O Zot, na ruaj këtë Popull, o zot na ruaj evlad tënd!