Pasditen e kësaj të mërkure kryeqyteti u trondit nga një tragjedi, ku babai dyshohet se vrau të birin e tij me armë zjarri.
Skënder Krasniqi, dyshohet se ka shtënë mbi djalin e tij, Albert Krasniqi.
Në këtë familje një ekip i medias kishte qëndruar afër gjashtë vjet më parë me rastin e festës së Bajramit.
Asokohe në këtë familje, mbretëronte festa, ku sipas traditës edhe priteshin mysafirët.
Për të folur më shumë se si festohej në familjen e tyre, ishte deklaruar pikërisht Skënder Krasniqi.
Në videon e mëposhtme që është pjesë e shkëputur nga një kronikë televizive, e gjeni rrëfimin e Skënder Krasniqit të vitit 2015: