Albert Krasniqi, i cili u vra një ditë më parë dhe i dyshuari i vrasjes është babai i tij, në vitin 2005 akuzohet se kishte vrarë një serb në Graçanicë.
Albert Krasniqi, ishte i dënuar për vrasjen e studentit të Shkollës së Mjekësisë, 17 vjeçarit Dimitrije Popoviq me një pushkë automatike.
Ngjarja që e kanë risjellë në vëmendje mediat serbe kishte ndodhur qendër të Graçanicës më 5 qershor 2004.
I riu Dimitrije Popoviq raportohet se ishte vrarë në një lokal ku shërbehej “Fast Food”.
Kjo është fotoja e tij: