Drejtoresha e Qendrës për Studime Evropiane, Jelena Miliç ka vlerësuar se fokusi i politikës së jashtme të ShBA-ve me administratën e re do të jetë Mesdheu lindor, ndërsa Serbia me argumente duhet të dëshmoj se nuk është ajo e viteve 90-të dhe se problemi i Kosovës duhet zgjidhur me metodën “vin–vin”, transmeton “Tanjug” dhe “Bota Sot”.
Duke marr pjesë në TV Pink, Miliç ka theksuar se topi është në oborrin e Beogradit dhe sipas vlerësimit të saj, në fund të fundit çështja e Kosovës nuk mund të zhvendoset nga OKB sepse ka një rezolutë 1244 të KS të OKB:
"Mesdheu lindor tash është pika kyç gjeopolitike, të përkujtojmë se 70 për qind e tretësi botërore shkon përmes detit, këtë e ruan flota amerikan. Mosbesimi i NATO-së ndaj Turqisë është i madh, ndërsa ShBA në katër vitet e fundit vendosin Greqinë si partner kryesor dhe kjo është lajm i mirë për ne”, tha Miliç.
Sipas saj, Qipro është ujdhesë e ndarë dhe do të jetë çështja kryesore me të cilën ShBA do të merret për shkak të rrjeti të gazit dhe hapësirës në Mesdheun lindor.
"Serbia së pari duhet të vendos vetë për vete dhe të harmonizojë dhe shfrytëzojë zgjidhjen e çështjes së problemit të Qipros”, tha ajo.
Sipas Miliç Serbia duhet të mbajë raportet e mira me Kinën dhe Rusinë dhe të ketë kujdes që mos të rrezikoj raportet me BE.
"Argumenti kryesor i Serbisë është se ajo assesi nuk është ajo e viteve 90-të, dhe s enë bazë të argumenteve të rezolutës 1244 të kërkojë kompromis me metodën “vin-vin” dhe të shoh interesin e saj në BE”, tha ajo.
"Mendoj se ata që mendojnë se BE mund të shkatërrohet dhe prishet për vaksinat mashtrohen keq”, tha Miliç.