Për të satën herë Rada Trajkoviç hapur po anon kah favoritët e saj të partive shqiptare kundër interesave të shtetit të Serbisë dhe popullit serb , ka deklaruar drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë, Petar Petkoviç, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.
Petkoviç ka pyetur si është e mundur që Trajkoviçit të i konvenon Kurti që kërkon referendum për krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe hapur kërcënon me luftë por i pengon që presidenti i Serbisë Vuçiq siguron vaksinat për qytetarët tanë?
“Si është e mundur që Trajkoviçit nuk i pengon kur i njëjti Kurti tenton të ndërhyjë në veri me njerëz të armatosur deri në dhëmbë që bartin shenja të UÇK-së, por i pengon populli serb që sot i tregoi Kurtit vendin dhe pikërisht Lista Serbe është mbrojtësi i popullit serb në Kosovë? Ku Trajkoviç jo vetëm se nuk sheh diçka kontestuese por tenton që provokimin e Kurtit dhe lojën me armë ta quaj ‘fushat[ normale parazgjedhore”, ka thënë Petkoviç.
Ai përkujton se është për unitet të popullit serb dhe paqe, për dallim nga Rada Trajkoviç dhe zotërinjtë e saj.
“Për çfarë fushate fol Rada Trajkoviç kur ajo ende nuk ka filluar, por populli në veri qartë dhe zëshëm i tregoi çka mendon për provokimet e Kurtit, sikurse që edhe Trajkoviç dhe shefit të saj Gjilas i ka treguar vendin në zgjedhje. Nëse ajo ka zemrën në Prishtinë, ne e kemi me popullin në veri dhe jug të Kosovës. Vetëm të vazhdojë Rada Trajkoviç të luftojë për faktorin shqiptarin , ne do të vazhdojmë të përpiqemi për paqe dhe unitet të popullit serb, për kopshte e shkolla të reja dhe vende të punës”, ka përfunduar Petkoviç.