Në spitalin e Strasbourg-ut në Francë, të martën ka ndërruar jetë Shkëlzen Kasumi nga Vushtrria.
23-vjecari kishte shkuar për trajtim, por që nuk ka arritur t’i mbijetojë sëmundjes.
Pas vdekjes së tij, është raportuar se familja e Shkëlzen Kasumit, kërkon ndihmë nga bamirësit që të kthehet kufoma në Kosovë.
“Sot me 29/01 vdiq Shkelzen Kasumi 23 vjeç ne spitalin e Strasbourg-ut. Ishte ardhur te shërohet por nuk i mbijetojë sëmundjes. Familja qe gjendet në Kosovë kërkon ndihmën nga çdo bamirës që t’ua kthejmë kufomën”, thuhet në njoftimin e bërë nga Shoqata Kulturore Shqiptare Strasbourg-Kehl.
Kjo shoqate ka bërë të ditur se ndihmat do të pranohen nga Ragip Ademi, (daja) kontakti: +33 6 05 54 30 06 dhe se afati i fundit është të shtunën ora 18:00.
Por familjarët kanë thënë, se dikush po keqpërdorë emrin e Shkëlzenit për të përfituar financiarisht, pasi ata nuk kanë kërkuar ndihmë për kthimin e kufomës në Kosovë.
Axha i Shkëlzenit ka kërkuar nga të gjithë bamirësit që mos të japin para për rastin në fjalë.
Ai thotë se vet familja ka bërë të gjitha pagesat e nevojshme për kthimin e tij në vendlindje.