Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë Nedimoviç: Do të votoja kundër hyrjes në BE - nëse njohja e Kosovës është kusht

Lajme

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë Nedimoviç: Do të votoja kundër hyrjes në BE - nëse njohja e Kosovës është kusht

Nga: F.B Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 15:27
Branislav Nedimoviç

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Bujqësisë Branislav Nedimoviç deklaroi se do të votonte kundër hyrjes në BE, nëse ajo do të ishte kusht për njohjen e Kosovës, shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

"Vetëm pas zgjidhjes së kompromisit mund të bisedojmë për statusin e mundshëm të Kosovës, çdo gjë tjetër, edhe anëtarësimi i ardhshëm në BE për Serbinë nuk mjafton “ tha ai transmeton "Veçernje novosti".

Në pyetjen nëse pret pas ardhjes së Biden në Shtëpinë e Bardhë të përforcohen presionet në presidentin Vuçiq dhe Serbinë të iniciojë marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë, Nedimoviç tha se presionet nuk janë ndalë asnjëherë.

"Ato janë të forta edhe përhershme. Presidenti këtë e di më së miri. Mirëpo Serbia nuk është ajo që ishte para 10 viteve. Pikërisht nën udhëheqjen e tij ia kemi kthyer vendit forcën dhe imazhin ", nënvizoi Nedimoviç.

Ai tha se beson që edhe bashkësia ndërkombëtare e ka të qartë se Serbia nuk mund të injorohet dhe nuk mund t'i imponohet të bëjë diçka në dëm të vetë.

Ndërsa lidhur me thirrjet nga Vuçiq për mos kënaqësinë ndaj disa ministrave, ai tha se këto vlerësime godasin shumë, por jo për pozitat por ndjenjën se mbase nuk ke ndihmuar mjaftueshëm shtetin.

Lidhur me situatën politike, Nedimoviç tha se nuk i duket simpatike kur ata që duan zgjedhje, tash pa asnjë përgjegjësi nga vatrat e ngrohta shtëpiake duan të marrin pjesë në sjelljen e rregulloreve.

"As njëqind resor, ligje e bojkote nuk mund të fshijnë faktin se nuk keni program, as ide, as vota për kalimin e pragut” tha ai për opozitën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat