Vuçiq thotë se Franca do të jetë mbështetëse e Serbisë në integrimet evropiane edhe dialogun me Prishtinën

Lajme

Vuçiq thotë se Franca do të jetë mbështetëse e Serbisë në integrimet evropiane edhe dialogun me Prishtinën

Nga: F. B. Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 17:18
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Vuçiq ka takuar sot presidentin francez Makron me të cilin kanë diskutuar për raportet bilaterale mes dy vendeve dhe raportin mes Prishtinës edhe Beogradit që është pikë neuralgjike për të gjithë Evropën jo vetëm për Serbinë, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

“Serbia e para ka pranuar metodologjinë e re dhe presim lëvizje dhe ndryshime të mëdha. Besoj do të përparojmë shpejtë. Do ketë ndryshime të mëdha gjeopolitike që do të sjellin marrëveshje të reja në të ardhmen. Ka zgjidhje për të cilat do të bisedojmë dhe Serbia nuk është vetëm”, tha Vuçiq.

Lidhur me Kosovën, ai theksoi se shqiptarët duhet të kuptojnë se dialogu nuk do të jetë dëshiro-tekë me të cilën do të përmbushen dëshirat e tyre.

“Për dialog nevojitën dy palë, aktualisht nuk po shoh palën tjetër. Ata duhet ta kuptojnë se askush nuk do të përmbush dëshirat për të cilat ata ëndërrojnë sikur Shqipëria e Madhe apo çka do qoftë tjetër që ëndërrojnë”, tha ai.

“Unë barti stemën dhe flamurin serb në zemër, por të gjitha tjerat i respektojë” tha Vuçiq duke u përgjigjur në pyetjen se me ftesën të dilet në zgjedhje të Kosovës i jepet legjitimitet shtetit të rrejshëm të Kosovës”, shkruan “Kurir”.

Rreth njohjes së Izraelit dhe vendosjes së raporteve, Vuçiq tha “Kjo ishte  pritur tash e 6 muaj. Ne jemi përpjek dhe kemi shpresuar andaj nuk kemi dashur të nënshkruajmë marrëveshjen e përbashkët në Uashington.

Vuçiq tha se Izraeli është i prirë ndaj amerikanëve dhe shtoi se për ne ekziston opsioni i dytë.

“Ne do të presim nëse Prishtina pranon në pjesën e vetë të marrëveshjes së Uashingtonit”.

“Ata duan të krijojnë përmes veriut hekurudhën me Rashkën edhe Kralevën për të na i marr hekurudhat serbe në veri, çështja e dytë është liqeni i Ujmanit”, tha ai.

Ai shtoi se pret të shoh kur Prishtina do të hyjë në “Shengenin e vogël”.

Vuçiq tha se tek politikanët e Prishtinës përveç dëshirës për krijimin e Shqipërisë së Madhe nuk sheh diçka tjetër që do të na ofronte në dialogun serioz.

Ai tha se beson në rolin e rëndësishëm të Makron kur bëhet fjalë për raportet gjeostrategjike pas zgjedhjes së administratës së re amerikane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat