Kreu i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiç e ka quajtur “poshtërim pas poshtërimi” ditën e sotme duke shtuar se “do të turpërohemi që ishim të kësaj kohe, ka shkruar “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.
Jeremiç këtë deklaratë e bëri në rrjetin social në Tviter ku ka përmendur dy gjëra për të cilat duhet turpëruar sipas tij dhe që data 1 shkurt do të mbahet gjatë në mend.
“Data 1 shkurt 2021 do të mbahet mend me vendosjen e raporteve diplomatike mes Kosovës edhe Izraelit dhe me premtimin e presidentit Vuçiq që i bëri presidentin Makron – anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka shkruar Jeremiç.
Data 1 shkurt do të shënohet në historinë e diplomacisë sonë me faktin q Izraeli vendosi raporte diplomatike me Prishtinën, ndërsa presidenti serbe i premtoi presidentit francez karrige “Kosovës në OKB”, publikoi Jeremiç në Tviter.
Ai ka shtuar se “poshtërim, pas poshtërimi” dhe “ do të turpërohemi që jemi bashkë-kohanikë të kësaj”, tha ai.