Ministri serb: S`jemi të lumtur për shkak të veprimeve të Izraelit me Kosovën

Lajme

Ministri serb: S`jemi të lumtur për shkak të veprimeve të Izraelit me Kosovën

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 11:58
Nikolla Selakoviq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq deklaroi se fakti që Izraeli dhe Kosova vendosën marrëdhënie diplomatike do të ndikojnë në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Izraelit.

Ai me këtë rast deklaroi se nuk ishte as i lumtur dhe as i kënaqur për këtë.

“Vetë Izraeli zgjodhi që interesi i saj për lidhje me Amerikën është më i rëndësishëm për të, dhe ajo që është më e rëndësishme për Amerikën sesa Serbia është e drejta e tyre legjitime. Ajo që është e rëndësishme është që ne të mos marrim pjesë në atë proces, sepse presidenti Vuçiq nuk pranoi të nënshkruajë thirrjen e Izraelit që ta njohë Kosovën dhe anasjelltas”, i tha Selakoviq RTS-së.

Ministri serb theksoi se është shumë interesante dhe do të shihet nëse do të ketë vende myslimane dhe arabe që do ta njohin Kosovën pas kësaj, duke shtuar se është i bindur që nuk do të ndodhë, dhe se do të jetë shumë e vështirë që të ndodhë kjo.

“Vuçiq tha qartë në Washington se  varet nga procesi dhe si do të zhvillohet në të ardhmen”, tha Selakoviq kur u pyet se kur Serbia do të hapë një ambasadë në Jerusalem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat