Imer Mushkolaj: Filmi “Zgjoi” shkruan historinë

Lajme

Imer Mushkolaj: Filmi “Zgjoi” shkruan historinë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 09:40
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pasi filmi “Zgjoi” mori tri çmime në Sundance.

Në një postim në Facebook ka thënë se ky film ka shkruar historinë.

“Filmi shkruan historinë! Filmi “Zgjoi” i regjisores Blerta Basholli ka fituar tri çmime kryesore në festivalin prestigjioz të filmit  “Sundance”.

Rrëfimi për gruan e fortë Fahrije Hoti nga Krusha e Madhe, portretizuar mjeshtërisht nga aktorja Yllka Gashi, ka fituar çmimin e publikut, çmimin për regjinë më të mirë dhe për filmin më të mirë”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat