Atifete Jahjaga flet për suksesin e filmit “Zgjoi”: Krenare sa më s’ka!

Lajme

Atifete Jahjaga flet për suksesin e filmit “Zgjoi”: Krenare sa më s’ka!

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 10:49
Atifete Jahjaga

Ish-presidentja e Kosovës ka reaguar ndaj suksesit të filmit shqiptar, “Zgjoi”, me skenar dhe regji të Blerta Bashollit.

Me një postim në rrjetet sociale, Jahjaga u shpreh se diplomacia kulturore e Kosovës frymon kur atë e bëjnë artistët tanë thjesht duke shpërfaqur talentin e tyre dhe duke shndërruar dashurinë që kanë për artin në kryevepra.

“Jo një, as dy, por tri çmime të fituara në festivalin e filmit “Sundance”! Urime regjisores Blerta Basholli dhe krejt ekipit të filmit “Zgjoi”. Një falënderim të madh edhe për Fahrije Hotin- je motiv i forcës dhe kurajos së gruas shqiptare!

Diplomacia kulturore e Kosovës frymon kur atë e bëjnë artistët tanë thjesht duke shpërfaqur talentin e tyre dhe duke shndërruar dashurinë që kanë për artin në kryevepra! Krenare sa më s’ka!”, shkroi ndër të tjerash Jahjaga.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat