Nesër në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seancë dëgjimore mbi aktakuzën për vrasjen e Oliver Ivanoviq.
Seanca e tretë e radhës kundër gjashtë serbëve, të akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, do të mbahet para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Për Indeksonline, vazhdimin e seancës të këtij procesi gjyqësor e ka konfirmuar avokati, Musa Damati.
Kjo seancë më parë ishte shtyrë në dy raste, teksa nesër i akuzuari më në fund duhet të deklarojë nëse është fajtor.
Bëjmë të ditur se Oliver Ivanoviqi, lider i Partisë Liri, Demokraci dhe Barazi u qëllua për vdekje, më 16 janar 2018 në pjesën veriore të Mitrovicës.
Mediat serbe e përshkruan vrasjen si akt të kryer në makinë nga më shumë se një person, ndërsa Ivanoviqi po shkonte në zyrat e partisë.