Krimineli serb që është akuzuar për krime të shumta të luftërave në Bosnje e Kosovë ka dhënë një deklaratë shokuese.
Vojsllav Sheshel po thotë se ai bashkë me Cedomir Jovanoviqin kanë marrë pjesë në vrasjen e ish kryeministrit serb Zoran Gjingjiqit.
“Qeda dhe unë morëm pjesë së bashku në vrasjen e Gjingjiç. Ai u organizua në Serbi dhe unë i sigurova atij mbështetje morale nga Haga”, tha Sheshel në programin e mëngjesit të TV Happy.
Seshel më vonë tha se nuk e dinte që Gjingjiç do të vritej personalisht, por se ai e dinte që do të kishte një denoncim të përgjakshëm.
Ditën kur u vra Gjingjiq, kishte ndodhi edhe biseda e parë telefonike mes kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi, dhe atij të Serbisë, Zoran Gjingjiq në mars 2003.
Vetëm pak kohë pas kësaj telefonate, Gjiniq ishte vrarë në Beograd.